Çollaku: Publikimi i karikaturës së profetit Muhamed, fondamentalizëm ateist
Ribotimi i karikaturës së profetit Muhamed nga revista franceze "Charlie Hebdo" ka sjellë shumë reagime në Francë dhe jo vetëm. Edhe në Shqipëri po diskutohet shumë me persona që janë pro dhe kundër publikimit të saj.

Një prej atyre që e kundërshtojnë këtë veprim të revistës pariziene është edhe ish ministri i jashtëm Kreshnik Çollaku, aktualisht drejtues i sekretariatit për politikat ejashtme në Partinë Demokratike.

Sipas tij, ky është një akt provokues i panevojshëm dhe një fondamentalizëm i dëmshëm, raporton Portali Albeu.

"Publikimi i sotëm i karikaturës së Profetit Muhamed nga Charlie Hebdo është një akt provokues i panevojshëm.
Mos respekti dhe fyerja e një feje ndryshe nga e jotja është cinizem dhe një fondamentalizëm ateist po aq i dëmshëm sa ai fetar!!!", shkruan në profilin e tij në Facebook Kreshnik Çollaku. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori