Atentati ndaj Gentian Bejtjas, merren në pyetje 3 të fortët e Niklës, mes tyre Durim Bami

Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas.

Nga atentati mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur, njëri prej tyre Alvi Bejtja ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rënduar shëndetëspre.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja. Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por zunë pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Tre të shoqëruarit njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën.

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se  ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën.

Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.  Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël  pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe  i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2019 dhe një në vitin 2022.

Në shtator të vitit 2019 Haka  ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

Gentian Bejtja ish-efektiv i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Gjithashtu është arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës.

Kush është Gentian Bejtja, si i shpëtoi dy herë atentatit

Bejtja  është një emër i njohur për policinë.

Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

/Albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 12:00