Ç'njerëzore, 66-vjeçari tenton të hidhet nga pallati, qytetarët vendosin baste live

Ditën e sotme një tragjedi është parandaluar në Pogradec. Një 66-vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati I 6 e një pallati.

Kjo skenë e dhimbshme ka ngjallur një sërë reagimesh nga qytetarët të cilët po shihnin skenën.

Komentet që e kanë shoqëruar videon live në Facebook të bën të vësh duart në kokë.

Komentuesit kanë filluar të vënë baste nëse 68 -vjecari do të hidhej apo jo nga kati i 6-të. Madje kishte nga ata që filluan të vendosnin koeficiente dhe para.

Por, ajo që është edhe më skandaloze në një rast si ky është që njerëzit që ishin mbledhur poshtë pallatit i bënin thirrje të moshuarit të hidhej nga pallati. /albeu.com/




Shtuar më 05/07/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori