Çmimi i bukës nuk do të rritet
Pëlqej
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Z.Edmond Panariti ka vizituar një fabrikë në mielli në Tiranë, ku ka folur rreth standardeve të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe miellit. Ministri Panariti tha se tashmë është koha që të mos operohet më me standardet e vjetra, të cilat nuk i përgjigjen më kërkesave të sigurisë dhe cilësisë. Ai tha se Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave inkurajon të gjithë bizneset që dëshirojnë të merren më tregtimin, përpunimin dhe prodhimin e miellit që të adoptojnë këto standarde të larta dhe të përparuara.

“Pra të gjithë operatorët duhet të marrin masa duke filluar që nga fillimi i tetorit , ne do të zbatojmë rigorozisht standardet e reja të cilësisë dhe sigurisë të grurit dhe të miellit shqiptar”, tha ministri Panariti.

Me tej Panarit u shpreh se qeveria shqiptare dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e kanë të përqendruar vëmendjen, në standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë, të miellrave shqiptarë, ato standarde që janë tashmë të adoptuara edhe nga Bashkimi Evropian.
Ministri tha gjithashtu se çmimi i bukës nuk do të pësojë rritje.
/albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori