Çmimi i biletave, PD: Qytetarët të mos paguajnë! Do ta anulojmë vendimin
Këshilltarja e selisë së PD-së, në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo, ka reaguar në lidhje me rritjen e ccmimit të biletave, ku ka bërë përgjegjës kryebashkiakun Veliaj për këtë "gjobë korruptive" siç e quajti ajo, si dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i bëjnë rezistencë asaj.

"Nga nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj, pasi nis rritja e çmimit të biletës, që ai bëri në fshehtësi e në pabesi. Janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij. Partia Demokratike dhe këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve t’i rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin parà për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij", tha këshilltarja Bozdo.

Ndër të tjera ajo deklaroi se tentativa të ngjashme për rritjen e çmimit të biletave të shoqërive të transportit urban janë bërë edhe gjatë mandatit të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, si kryebashkiak, të cilat janë zmbrapsur gjithnjë prej tij, ndërkohë që akuzon Veliajn si "personin e duhur për këtë aferë", që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.

"Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës se, sapo shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike vendimmarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 30 lekë dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në të gjithë vendin do të hiqet", u shpreh Reila Bozdo. /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2016, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori