Bashkë te Manchester United, Pogba për Ronaldon: Është kënaqësi të luash me më të mirët

Mesfushori francez, Poul Pogba ka folur për dy transferimet e bujshme të Manchester United gjatë afatit kalimtar veror, Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka dhënë vlerësime të mëdha për Ronaldon dhe Varanen pas mbërritjeve të tyre në Old Trafford.

Të dy lojtarët përfunduan kalimin në United muajin e kaluar pasi menaxheri Ole Gunnar Solskjaer dëshironte cilësi të freskët dhe ndezje të energjisë në skuadrën e tij.

Varane iu bashkua Unitedit në mes të gushtit pas një kërkimi afatgjatë, duke i’u bashkuar klubit në një marrëveshje prej 40 milion eurosh nga gjigantët spanjollë Real Madrid, ndërsa Ronaldo përfundoi një kthim nostalgjik në Old Trafford nga Juventus.

Kthimi i Ronaldos në United mund t’i japë skuadrës së Solskjaer forcën e fundit që ata kërkojnë për të ngritur një titull të mirëfilltë të Premier Ligës këtë sezon dhe Pogba, i cili luajti 90 minutat e plota të barazimit të befasishëm 1-1 të Francës me Ukrainën në kualifikueset e tyre të Botërorit, beson se shtimi i tij në skuadër do të ndihmojë që niveli i tyre të “rritet”.

“Është gjithmonë kënaqësi të luash me më të mirët,” tha Pogba për Telefoot. “Është një nxitje për ekipin, niveli do të rritet.

“Ne duam që gjithçka të shkojë shumë mirë.”

Francezi nuk la pa folur edhe për bashkëvendasin e tij, Varane duke theksuar se përvoja dhe cilësia e tij do ta ndihmojnë klubin.

“Ardhja e Raph [Varane] është gjithmonë pozitive, veçanërisht për klubin,” shtoi Pogba. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ne jemi njohur për një kohë shumë të gjatë.

“Jam i lumtur që ai është me ne dhe që sjell përvojën dhe cilësitë e tij”, ka përfunduar francezi.

 

 


Shtuar 6.09.2021 16:30