Çmimi i apartamenteve, ish-Blloku zona më e shtrenjtë në Tiranë
Pëlqej
Këshilli i Ministrave miratoi pak kohë më parë hartën e re me çmimet e referencë të shitblerjes së apartamenteve në tërë territorin e vendit ku vërehet një rënie e çmimeve.

Vlera mesatare e shitblerjeve të banesave në tregun e lirë për Tiranën këtë vit është 89,125 lekë metri katror, nga 89,700 lekë që ishte në 2013.

Sipas GSH, në Durrës vlera mesatare e shitblerjeve për këtë vit është 70,093 lekë metri katror, nga 74,000 lekë metri katror që ishte një vit më parë. Në Vlorë çmimi mesatare është rritur në vlerën 61,655 nga 60,700 vitin e shkuar, ndërkohë që ulje çmimesh janë regjistruar edhe në edhe në Korçë, Lezhë e Kukës. Vlerat e përcaktuara çdo vit nga Enti Kombëtar i Banesave merren si referencë për taksimin e çdo shitblerjeje të pasurive të paluajtshme.

Zonat më të shtrenjta në Tiranë vijojnë të mbeten zona 5/1 në ish-‘Bllok’, zona te stadiumi “Selman Stërmasi”, zonën e Librit Universitar, Garda e Republikës, ku çmimet janë 190,000 mijë lekë metri katror nga 191,000 mijë lekë në hartën e vit 2013. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori