Çmenduri! Xhafaj do të blejë fuoristradë 365 milionë lekë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shteti shqiptar nuk ka para për të rritur ndihmën ekonomike të shqiptarëve por ka para të blejë një fuoristradë plot 365 milionë lekë.

Ky është paradoski në Shqipërinë tonë, ku ministria e Brendshme ka akorduar një shifër të çmendur për të blerë një fuoristradë për Gardën e Republikës.

Sipas dokumentave të bashkëngjitur në lajm nga albeu.com, Ministria e Brendshme ka hapur një tender, me vlerë rreth 1 milionë euro, ku do të blihen automjete për disa institucione.

Siç mund t'a shihni, ministria e Brendshme ka akorduar plot 365 milionë lekë vetëm për një makinë.

"Automjeti të jetë i ri, me kilometrazh 0, jo më pak se 4 cilindra, me naftë, të ketë kambio automatike, me shpejtësi maksimale 170 në orë, të ketë një gjatësi 4800 mm, me lartësi nga toka në shasi minimumi 210 mm. Të ketë 5 dyer, ndërsa të ketë sensor ose kamer parkime.

Ngjyra preferohet e zezë metalizato dhe të ketë pajisjet e nevojshme, me fenerë LED, drita mjegulle përpara, xhamat e pasëm të errësuar etj"- këto janë karakteristikët e kërkuara për makinën superluksoze që pritet të blihet. /albeu.com/




Shtuar më 21/04/2018, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori