ÇMENDURI/ 25-vjeçarja përplaset me karburantin, shpërthen në flake pompa (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetësja Sadjona Dervishi, banuese në Durrës duke ecur me shpejtësi dhe në gjendje të dehur është përplasur me një karburant në rrugën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 dhe 25 vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

Sadjona Dervishi, banuese në Durrës rreth orës 23:40,në autostradën Durrës–Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij.

Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të Sadjona Dervishi./albeu.com/


Shtuar më 11/04/2017, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori