E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
“Çmendet” shkodrani, përndjek dhe turturon të dashurën për 3 orë në banesë
Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur dhe mbajtur peng të dashurën e tij për 3 orë në një banesë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).

Ky shtetas, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Tiranë.

Përndjek ish të dashurën dhe e mban pa dëshirë në një banesë.

Policia arreston 39 vjeçarin.

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin :
– Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).

Ky shtetas, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori