Bie qeveria Kurti, vjen qeveria LAN

LDK, PDK, AAK e Nisma pritet që më së largu javën tjetër të rrëzojnë qeverinë Kurti.

Madje, të njëjtat parti po provojnë që seancën ku do të votojnë për rrëzimin e qeverisë Kurti, ta organizojnë qysh të premten.

Por, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje.

Burime të Portali.info bëjnë të ditur se sot Isa Mustafa është marrë vesh në parim që qeveria të përbëhet nga LDK, AAK, Nisma e AKR dhe minoritetet me gjithsej 68 vota në Kuvend.

VV dhe PDK do të mbeteshin në opozitë, por kjo e fundit pritet që të jetë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë.

LDK do ta ketë kryeministrin, ndërsa do të jenë tre zëvendëskryeministra, një nga AAK, një nga Nisma dhe një nga AKR.

AAK dhe Nisma do t’i kenë nga tri ministri.

/PORTALI.info/


Shtuar 19.03.2020 16:43