Çmendet moti, breshëri sa një kokërr arre në Gramsh (VIDEO)
Pëlqej
Pavarësisht se të gjithë ne po bëhemi gati për të shijuar plazhet dhe temperaturat përvëluese, moti po çudit shqiptarët.

Një stuhi breshëri ka rënë në Gramsh dhe ka zgjatur rreth një orë.

Kjo stuhi breshëri ka dëmtuar në masë prodhimet bujqësore dhe zhveshi drurët frutorë e vreshta.

Sipas të dhënave, epiqendra e stuhisë së breshërit ishin fshatrat e Njësisë Administrative Kukur. Banorët janë shokuar nga madhësia e e tij që ishte sa një kokërr arre.

Ata thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë. Gjithashtu stuhia ka dëmtuar edhe disa rrugë në Gramsh për shkak të shembjeve dhe vërshimit të gurëve dhe inerteve. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori