"Çmendet" moti, breshëri i madh shkatërron frutat, perimet e të mbjellat në Pukë
Moti i pazakontë në Shqipëri ka shkatërruar të mbjellat në Pukë por jo vetëm.

Ditën e sotme raportohet se një breshër i fortë ka goditur fshatin Rrapë të Pukës sot.

Banorët janë gjetur përballë rrebeshit dhe nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë për të shpëtuar të mbjellat, frutat dhe perimet.

Ata kanë deklaruar se breshër i tillë nuk është parë asnjëherë në këtë zonë.

Breshëri zgjati pak minuta, por ishte i furishëm. /albeu.com/



Shtuar më 07/07/2018, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori