"Çmendet" mësuesja, gris regjistrin për të ndryshuar notat e nxënësve
Policia bën me dije se ka vënë në pranga një mësuese në Tiranë.

Ajo akuzohet se ka grisur fletët e regjistrit të nxënësve me qëllim për të ndryshuar notat e nxënësve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një prej gjimnazeve në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se ka nisur procedim penal ndaj mësueses me inicialet Sh. S., e cila jepte mësim në një gjimnaz, pasi një ditë më parë ka grisur fletët nga regjistri i notave të nxënësve.

Kallëzimi është bërë për këtë rast nga drejtoresha e shkollës, ndërsa po hetohen motivet e këtij veprimi që konsiderohet shkelje ligjore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grisja e fletës me nota të gjimnazistëve është bërë për veprime korrupsioni dhe ndryshimit të notave të vendosura më para, por hetimet janë ende të hapura. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori