"Çmendet" lushnjari, ther me thikë gruan dhe djalin 18-vjeçar
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Një shtetas ka qëlluar me thikë gruan dhe djalin e tij duke i plagosur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori është Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Njoftimi i plotë i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j'u shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal. /albeu.com/



Shtuar më 14/11/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori