Çmendet i riu, përndjek dhe tenton të fusë në makinë një 19-vjeçare
Një vajzë e re nga Tiranë ka denoncuar në polici një djali të ri i cili e përndiqte vazhdimisht.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dje 21-vjeçari ka tentuar t’a fusë në makinën e tij.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Irind Kateshi, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ai thuhet se ka përndjekur dhe ka tentuar të marrë me forcë në makinën e tij, shtetasen Xh. N., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ai akuzohet per veprat penale parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2017, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori