"Çmendet" 56-vjeçari në Tiranë, ngacmon fqinjen dhe i futet me forcë në shtepi
Policia ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij, madje ka hyrë edhe në shtëpinë e saj pa leje.

Burimet nga Komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Gj, vjeç 56, banues në Tiranë.

Ky i fundit dyshohet se, në rrugën “Asdreni”, ka hyrë pa pëlqimin e saj, në banesën e shtetases A.S, vjeç 43.

Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale parashikuar nga Neni 112 i Kodit Penal, dhunimi i banesës.

Mësohet se gruaja është zënë në panik kur ka parë në banesën e saj 56-vjeçarin, i cili e ngacmonte. Menjëherë ajo ka njoftuar Policisë e cila ka kryer procedurat pas kallëzimit të 43-vjeçares. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori