''Çmendet'' 52 vjeçari, zihet me gruan dhe bën gabimin fatal kur polcia i shkon në shtëpi
Policia ka arrestuar një 52-vjeçar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, dhe më pas iu ka drejtuar armën dhe efektivëve të policisë që i kishin shkuar për kontroll në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Broëning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Shtuar më 13/05/2020, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori