Çmendet 41-vjeçari, thyen lokalin e pi helmin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 41-vjeçar banues në Xhafzotaj ka tentuar të vrasë veten.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai ka thyer xhamat e lokalit të tij tek “Katër rrugët e Shijakut” dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar helm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në Katër-Rrugët e Shijakut, ka thyer xhamat e lokalit të tij dhe ka tentuar të pijë lëndë helmuese, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/



Shtuar më 30/12/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori