"Çmenden" serbët, shqiptari hyn me fanellën kuqezi në autobusin e Beogradit (FOTO LAJM)

Një djali i ri që mbante të veshur një bluzë me simbole shqiptare duke udhëtuar në një autobusSerbi ka marrë vemendjen e mediave sociale por jo vetëm.

Fotografia u publikua në faqen e Facebook “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”, dhe në komentet e bëra, kishte nga ato negative, gjithashtu dhe mbështetje për djalin. Gjithçka është e mundur këtu në Serbi, ne jemi një vend evropian.

– Ai ka të drejtë të veshë atë që dëshiron. Mbi të gjitha, stema nuk është aq e dukshme. Nuk duket sikur ai synon të provokojë.

– Po të mos i kisha lexuar komentet, nuk do ta kisha kuptuar që është stemë shqiptare. Në përgjithësi, më shumë shqetësohem për ata që nuk mbajnë maska ??në autobus ose i mbajnë nën hundë e flasin në telefon.

Këto janë vetëm disa nga komentet që pasuan publikimin e fotos. Sipas Kurir, “shumë menduan se çfarë do të ndodhte në Tiranë nëse dikush do të ecte i veshur me një fanellë serbe”.
Shtuar më 06/10/2020, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori