Çlirohet gaz në një pus nafte në Fier, evakuohen banorët e fshatit
Pëlqej
Në orët e para të ditës së sotme, një pus nafte ka shpërthyer në fshatin Verri të Fierit.

Banorët e fshatit janë evakuar nga zona, së bashku me nxënësit e shkollës “Vasil Sota”, mësimi i të cilëve u pezullua pasi ndienin shqetësime.

Në pusin e naftës ku u pikas nxjerrja e gazit, kanë mbërritur punonjësit e Albpetrol, të cilët po punojnë për të vënë situatën nën kontroll. Tashmë zona është e rrethuar. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori