Clinton në Shqipëri, blindohet kryeqyteti
Vizita e sekretares së Shtetit amerikan, Hillary Clinton në Tiranë do të shoqërohet me masa të rrepta sigurie, ku 1500 policë të reparteve RENEA, FNSH, efektivë të 6 komisariateve dhe asaj rrugore do të jenë në gadishmëri.

Në disa akse rrugore do të ketë bllokim të përkohshëm të trafikut deri në orën 13:00, kur Clinton pritet të largohet nga Shqipëria. Rreth orës 09:30 minuta, Clinton do të zbresë në aeroportin e Rinasit nga ku më pas do t'i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvilloj takimin e parë me Presidentin e Republikës. Por ende vendi i takimit nuk është konfirmuar zyrtarisht për arsye sigurie. Takimi i radhës do të jetë me Kryeministrin Berisha në ambientet e Kryeministrisë.

Që prej ditësh administrata e Kryeministrit ka marrë të gjtha masat për ceremoninë e pritjes. Madje vëmendje jo pak e veçanët i është kushtuar edhe ambienteve të jashtme ku janë mbjellë me qindra lule dekorative.Pas këtij takimi, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do të drejtohet për në Kuvendin e Shqipërisë, ku gjithashtu do të pritet në një ceremoni nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë pjesëmarrjes në seancën e së enjtes, Clinton do të mbajë edhe një fjalë, e cila do të jetë edhe deklarata e vetme për këtë vizitë në Shqipëri. Ende i pa konfirmuar mbetet edhe vendi i takimit mes Clinton dhe shefit të opozitës, Edi Rama, që sipas disa burimeve do të zhvillohet në rezidencën amerikane në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori