Clinton i shkruan letër Metës
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton i ka dërguar një letër ish- ministrit të Jashtëm Meta, aktualisht ministër i Energjitikës.

Clinton në letrën dërguar Metës, e përgëzon për bashkëpunimin mes tyre duke theksuar edhe njëherë se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera.

Në letrën e saj sekretarja e shtetit Klinton pasi e ka falenderuar Metën për bashkëpunimin e tij ka theksuar se ndihet e nderuar që ka punuar me të dhe ofron edhe njëherë bashkëpunimin e saj për të punuar ngushtë në fusha të ndryshme.

Klinton gjithashtu ka përgëzuar ish-ministrin e Jashtëm, Ilir Metën për punën e tij për të avancuar kauzën e Kosovës së pavarur. (albeu.com)
Shtuar më 08/10/2010, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori