Cka i shqeteson me shume kosovaret?
Pëlqej
Albeu.com
Korrupsioni, nepotizmi në nivel lokal dhe qendror, reduktimet e rrymës dhe ujit dhe papunësia janë problemet kryesor me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.Kështu është shprehur Igballe Rogova Drejtore Ekzekutive e Rrjetit te Grupeve te Grave te Kosovës, një grup organizatash joqeveritare të cilat kanë hapur një linjë falas telefonike, përmes së cilës qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre.
"Ndër ankesat dhe pakënaqësit kryesore të qytetarëve janë korrupsioni nga lideret e caktuar politik,reduktimet e ujit,rrymës,mungesa e ujësjellësve sidomos nëpër fshatra ,ku banorët detyrohen të marrin ujë nga puset ,mungesa e kanalizimeve në fshatra me ç'rast rrezikohet mirëqenia e qytetarëve si dhe mungesa e rrugëve te asfaltuara ne zonat rurale.Papunësia dhe nepotizmi janë një shqetësim tjetër I qytetarëve", thotë Igballe Rogova.
Ankesat e qytetarëve kanë qenë nga më të ndryshmet,shumë ankesa janë drejtuar edhe për pjesen veriore te Mitrovices ,për shkak të neglizhencës së autoriteteve qendrore.
"Shumë ankesa dhe shqetësime te qytetarëve janë drejtuar edhe në lidhje me mosintegrimin e pjesës veriore të Mitrovicës duke e quajtur këtë neglizhencë te autoriteteve lokale dhe atyre qendrore edhe ndërkombëtare", shton Rogova.
Përfqësueset të Rrjetit te grupeve te Grave te Kosovës thonë se detyrë e tyre ka qene ndihma dhënë qytetarëve ,pasi që qeveria kohëve te fundit ka qenë e preokupuar rreth njohjes së pavarësisë se vendit.
"Ne kemi pasë për detyrë për ta ndihmuar shtetin e Kosovës,sepse të gjithë në qeveri thonë "nuk kemi kohë të merremi me çështjet e qytetarëve ,sepse jemi të zënë rreth njohjes se shtetit të Kosovës,dhe tani me çështjen e Eulexit,dhe Kombeve te Bashkuara", shprtehet ajo.
Sipas saj raporti u është dorëzuar zyrtarëve për të njoftuar ata me shqetësimet e qytetarëve, të cilat duhet t'i zgjidhin..
Mbi 600 qytetarë nga gjithsej 29 komuna te Kosovës,kanë telefonuar ne linjen telefonike "Zëri i votuesve",projekt ky i implementuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës,në kuadër të të cilit është bërë vendosja e kontaktit me qytetarë. (Nagihane Tabaku)
Shtuar më 10/11/2008, ora 23:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori