Mjeku shqiptar merr postin e lartë në gjigantin farmaceutik AstraZeneca

Mjeku nga Kosova, Arbër Shehu është bërë Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore në kompaninë e njohur biofarmaceutike, AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Duke filluar nga data 28 nëntor, do t’i bashkohem një prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, AstraZeneca, si Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore”, ka thënë ai.

AstraZeneca është një kompani farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze me selinë e saj në Kampusin Biomjekësor të Kembrixhit, në Kembrixh, Angli.

Kompania u përfshi në zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, Oxford-AstraZeneca.


Shtuar 30.09.2022 20:13