Kryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Aleksis Çipras, është distancuar publikisht sot nga deklaratat Nikos
Kotzias për
zgjerimin me 12 milje të
ujërave territoriale të Greqisë.
Sipas Çipras, procesi do kryhet gradualisht, me dialog të përbashkët me gjithë partitë politike, duke ngritur Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme.
Ndërkohë, vendimet përfundimtare do të kalojnë me ligj në Parlament, jo me dekret presidencial sipas formulës
Kotzias.
Sot Çipras është informuar dhe për ecurinë e negociatave me Shqipërinë, që së bashku me Ballkanin, Turqinë dhe Qipron kalon në kompetencat ekskluzive të atij vetë.
Në lidhje me deklaratat
Kotzias për
zgjerimin e
ujërave territoriale, Greqia ka hasur bllokadë të egër nga Turqia, që i është përgjigjur deklaratave
Kotzias me ‘casus belli’ – shkak lufte.
Greqia kërkon
zgjerimin e
ujërave territoriale në Egje që së bashku me ishujt i siguron 75% të zonës detare, që bie ndesh me interesat e palës turke.
Në këtë debat përfshihet edhe Shqipëria, në vijën Joniane nga ishujt Othonos dhe Diapontike.
Pala greke, gjithsesi, thekson se me Shqipërinë nuk ka çështje prioritare për politikën e jashtme, se marrëdhëniet janë tejet miqësore dhe se nuk ka asnjë problematike.
Shtuar më 24/10/2018,
ora 20:50