Çiljeta Xhilaga humb njeriun e afërt të familjes: Shumë i shtrenjtë për ne! (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga.

Sipas vajzës së tij, Emilie Xhilaga, inxhinieri ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë ajo në një postimi në Instagram, përmes së cilit i ka dhënë lamtumirën njeriut të afërt. Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar:

“Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”.

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në Neë York City. Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.

Veprat e punës së tij shkojnë përtej kufijve amerikanë. Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll, Istanbul. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj. Veç të tjerash ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkëthemeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregëtisë, me qendër në Neë York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.

Shtuar më 15/01/2021, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori