Cili është qëndrimi i kryetarëve të partive opozitare ndaj propozimeve të Bashës
Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pak minuta më parë, dhe mësohet së është diskutuar për mënyrën sesi mund të zgjidhet situata e krijuar pas tërmetit.

Duke akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, aleatët opozitarë i kanë ofruar mbështetjen e tyre Bashës për planin e paraqitur nga ky i fundit.

Sipas burimeve nga takimi, ata kanë rënë dakord që të ketë një shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Po ashtu, duhet bërë një vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë, gjë e cila sipas opozitarëve mund të arrihet duke zgjeruar numrin e vlerësuesve.

Po ashtu, aleatët mbështesin anulimin e 150 milionë dollarëve të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve. Ata kërkojnë që fondet nga koncesionet korruptive në shëndetësi, nga inceneratorët dhe nga projektet rrugpre me çmim të trefishuar t’iu kalojnë banorëve të dëmtuar nga tërmeti.
Shtuar më 03/12/2019, ora 22:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori