Cilët politikanë shqiptarë bëjnë "namin" në Facebook? (FOTO LAJM)

Rrjetet sociale tashmë prej kohësh janë bërë hapësira më e mirë për politikanët pasi kanë një komunikim të drejtpërdrejtë me audiencën pa pasur nevojën për të pasur ndërmjetësues.

Rrjeti social që përdoret më shumë nga shqiptarët aktualisht është gjiganti Facebook ku ndodhet rreth 50% e popullsisë.

Por kush janë politikanët më të ndjekur?

Me një kërkim të thjeshtë, ne të Albeu.com kuptuam që në fakt Kryeministri Rama është aktualisht në fron me 1.1 milionë ndjekës.

Pas tij vjen ish-Kryeministri Sali Berisha me 1 milion dhe më pas kryetari i opozitës Lulzim Basha me 571 mijë fansa.

Ndërkohë lista vijonte si më poshtë:

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, 448 mijë fansa

Grida Duma 154 mijë fansa

Jozefina Topalli 135 mijë fansa

Presidenti Ilir Meta 106 mijë fansa

Mjalinda Bregu 81 mijë fansa

Monika Kryemadhi 70 mijë fansa

Saimir Tahiri 70 mijë fansa. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori