Cilat janë profesionet më të paguara dhe më të kërkuara aktualisht në Shqipëri
Pagat ndryshojnë shumë, madje edhe brenda të njëjtit vend, por disa profesione paguhen më shumë kudo në botë.

Profesionet më të paguara në botë janë në sektorët e biznesit, teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor.

Sipas statistikave, anesteziologët dhe kirurgët mbeten profesionet më të paguara në botë, por zhvillimet e inteligjencës artificiale po krijojnë një kërkesë të lartë për profesionistë në sektorin e IT.

Shqipëria qëndron në pararojë të këtyre zhvillimeve.

Profesionet e kërkuara nga tregu vendas gjatë vitit 2020 janë si më poshtë, sipas sektorëve:

Teknologji informacioni (profile zhvillues/programues) – kompani të huaja kryesisht brenda, por dhe jashtë vendit.

Financë & Kontabilitet – nga nivelet e specialistit, deri në nivele drejtuese.

Burime njerëzore (rekrutues-trajnues-zhvillues karriere dhe stafi – administrator i dokumentacionit të burimeve njerëzore) – nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.

Marketing (tradicional, digjital, media sociale etj) – nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.

“Call center” – operatorë të shërbimit ndaj klientit në gjuhët: Gjermanisht, Italisht, Anglisht, Suedisht, Holandisht, Polonisht, etj.

Punë nga shtëpia (Home-based work) – kryesisht profile shitjeje nga telefoni, punë administrative-koordinuese, asistent financier & kontabilist, dizenjues profili, etj.

Logjistikë – magazinier/furnizues/ import-eksporte, dogana, etj ( nga niveli i specialistit deri në nivel menaxheri).

Të dhënat janë nxjerrë nga EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve. Gjatë 5 viteve të fundit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe nevoja që kanë bizneset për tu përshtatur dhe për të qenë konkurrues, po i bëjnë profesionistët e IT-së ndër më të kërkuarit në treg. Paga mujore bruto për zhvilluesit e programeve kompjuterike është midis 70,000 deri në 200,000 Lek.

Trendi i profesioneve më të paguara në botë krahasuar me

Tregu i gjerë dhe pagat e larta i kanë shtyrë të rinjtë shqiptarë të zgjedhin fushën e informatikës si rruga më e mirë për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Sipas formularëve që maturantët shqiptarë kanë plotësuar gjatë vitit 2020, Informatika rezulton të jetë dega më e preferuar me rreth 21 mijë aplikime.

Për një programues të ri, është e rëndësishme të qënit në kontakt me zhvillimet teknologjike të cilat evoluojnë me shumë shpejtësi. Ndërthurja e njohurive teorike me zhvillimet e reja në praktikë është një sfidë e vazhdueshme për profesionistët e rinj të kësaj fushe.
Shtuar më 25/09/2020, ora 23:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori