Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë?
Sipas institutit të Nënshtetësisë Ndërkombëtare dhe Planifikimit të Lejeqëndrimeve, vendet europiane kanë pasaportat më të mira në të gjithë botën.

Gjithashtu, sipas renditjes botërore të fuqisë së pasaportave, vendet e para kryesohen nga Gjermania dhe Suedia.

Më pas vijnë Finlanda, Franca, Spanja, Zvicradhe Anglia. Australia është e teta në renditje me një hyrje-dalje të lire në 168 vende. Ndërkohë, pashaporta amerikane po humbet renditjen çdo vit e më shumë.

Ndërsa vendet të fundit fare në listë janë Bhutani, Nepali, Mianmari, Iraku, Afghanistani dhe Koreja e Veriut.

Zakonisht, vendet aleate mundësojnë lëvizje të lirë për njëri-tjetrin. Në të kundërt, ato vende që kanë pak ose aspak marrveshje me njëri-tjetrin vendosin proçedura si detaje të udhëtimit, letër ftesë si dhe një taksë pagese vize shumë të lartë.

E gjeni dot cila është pasaporta më shtrenjtë në botë?

Vendin e parë për këtë e zë Turqia me një aplikim për pashaportë prej 251 dollarësh, ndërsa më e lira është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe me 11 dollarë.

Por si përcaktohet fuqia e një pasaporte?

Nëse një vend rritet ekonomikisht duke u mundësuar nënshtetasve të vetë të shpenzojnë në turizëm, atëherë si rrjedhojë ata vetë bëhen mëtë mirëpritur kudo qofshin. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2017, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori