Cila është Zonja e Parë e ardhshme e Shqipërisë
Mbase nuk e kishte menduar se do të vinte dita kur mediat dhe opinioni publik do të donin të mësonin më shumë për zonjën e parë të ardhëshme të Shqipërisë. Gazeta “Shekulli” tregon sot historinë e dashurisë së çiftit presidencial të cilën Odeta Nishani ka rrëfyer vite më parë në media, pa e ditur se një ditë do të bëhej Zonja e parë e Shqipërisë.

Së bashku kanë 18 vjet martesë dhe pas 2 vitesh fejesë. “Në lidhjen tonë nuk shquhet ndonjëri për kokëfortësi ose për tolerancë të tepruar. Në fakt kjo është gjëja që më bindi mua, se kjo e jona ishte një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme”- tregon Odeta në intervistën e dhënë vite më parë që rikujtohet sot nga gazeta Shekulli. Zonja Nishani aktualisht punon në Ministrinë e Kulturës.

Ajo i ka dhënë një mbështetje të madhe në fushatat elektorale kur konkuronte përballë ish ministrit të Rendit Igli Toska, në 2005, si dhe me deputeten Monika Kryemadhi, ndërsa nga 24 korriku do të jetë në krah të Nishanit në rrugën e tij presidenciale.

Ata janë martuar në 1994 dhe kanë 2 fëmijë. Djali, Ersi, 17 vjeç që studion në një kolegj në Vjenë dhe vajza Fiona, 13 vjece. Aktualisht banon në apartamentin e tij në Selitë, por pritet të transferohet në Pallatin e Brigadave. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2012, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori