Cikloni i merr jetën shqiptarit në Greqi (VIDEO)
Një nga viktimat e motit të keq në Greqi është shqiptar. Mediat greke raportojnë se një fermer 63-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur pak më parë në Karditsa.

63-vjeçari po kërkohej që prej ditës së djeshme nga djali i tij, ndërsa sot është gjetur i pajetë nga ekipet e shpëtimit.

Kështu, numri i të vdekurve nga moti i keq ka shkuar në dy, ndërsa hetimet vazhdojnë për 40-vjeçaren e cila u tërhoq zvarrë me makinën e saj nga lumi Pamisos në Mouzaki.

Situata në zonat e prekura nga cikloni paraqitet serioze. Rrugët janë përmbytur nga shirat e vrullshën, në zonat detare anijet janë fundosur, ndërsa shumë biznese janë shkatërruar.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që cikloni do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.


Shtuar më 19/09/2020, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori