Çifti i vdekur në Korçë, burri vrau gruan e më pas veten
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë, ku një çift është gjetur i pajetë në apartamentin e tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Sipas burimeve, çifti jetonte në apartament me qira dhe kishte edhe një fëmijë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhurLagjen nr. 17 të qytetit. Bashkëshorti ka qëlluar me thikë gruan dhe më pas edhe veten, gjithçka dyshohet se ka ndodhur në prani të fëmijës së çiftit.

Dyshimet paraprake janë se krimi i rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Dëshmitarët thonë se çifti kishte pak kohë që jetonte me qira në Lagjen nr. 17 dhe nuk njiheshin për probleme apo konflikte mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori