Çifti Bërçama dhe Fatbardh Lici, vrasjet që ndezën flakë Shkodrën (FOTO LAJM)

Seria e vrasjeve misterioze u çel me ekzekutimin e pronarit të një servisi për makinat më 18 qershor.

Mehdi Kavaja u qëllua me plumb në kokë, ndërsa autori ende nuk është zbuluar.
Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bilali në Shkodër duke se ka nxjerrë në pah edhe të gjithë panoramën e ekzekutimeve mafioze gjatë vitit të fundit në këtë qytet.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi përmes një statusi në Facebook se të gjithë në Shkodër e dinin se kush i bënte vrasjet në atë qytet duke theksuar edhe më parë policia ishte informuar për çfarë po ndodhte.

Policia ka arrestuar dy persona tashmë për ekzekutimin e vëllezërve Bilali, ndërsa ka shpallur në kërkim 29 vjeçarin Ibrahim Lici, i cili është i biri i Mustafa Licit si edhe nipi i Fatbardh Licit. Ky i fundit u ekzekutua në lagjen e tij në 11 gusht të vitit të shkuar, fill pa vrasjes së çiftit Bërçama në makinën e tyre, shkruan Albeu.com.

Duket se ekzekutimi i Bërçamajve si edhe i Fatbardh Licit ishin ngjarjet që i "vunë zjarrin" Shkodrës duke sjellë në muajt në vijim një numër të madh ngjajresh të rënda.

Policia dyshon se të dyja vrasjet si edhe ato që ndodhën më pas kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Kapja e të shpallurit në kërkim nga familja Lici, pikërisht Ibrahimit mund të zbulojë edhe rrjedhën e ngjarjeve. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori