CIA: Serbia probleme me Kosovën, Maqedonia me Greqinë
Pëlqej
Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA ka publikuar një raport për vendet e Ballkanit.

Në të theksohen problemet më të mprehta që kanë shtetet me njëra-tjetrën.

CIA vlerëson se problem i madh mbetet fakti se Maqedonia ende e ka të pazgjidhur emrin me Greqinë dhe se Serbia ka ende probleme me Kosovën.

“Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA.

Per Serbinë, problem nënvizohet Kosova dhe pjesa e kufirit me Bosnje dhe Herzegovinën përgjatë lumit Drina.

Ndërkaq, rezulton të ketë probleme edhe Greqia.

Ky shtet ende nuk e njeh emrin e Maqedonisë, si dhe ka kontestime lidhur me kufirin me Turqinë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori