Nesër Ballkani ndaj Sivasspor, stadiumi “Fadil Vokrri” mbushet totalisht nga tifozët

Ndeshja në Turqi ndaj Sivassporit, bëri që Ballkani të fitojë shumë zemra për fitoren e tyre dhe performancën e jashtëzakonshme që realizuan në këtë ndeshje të Conference League.

Ballkani regjistroi fitoren e parë europiane me një rezultat të mrekullueshëm dhe dramatik 3-4.

Nesër do të luhet ndeshja e kthimit, dhe është bërë e ditur se biletat për ndeshjen në stadiumin Fadil Vokrri janë shitur totalisht.

Fitorja e tyre e mrekullueshme ka bërë që shqiptarët të ndjehen krenarë për këtë arritje të madhe dhe gjithashtu me blerjen e biletave kanë vërtetuar se do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin e Ilir Dajës për 90 minuta./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.10.2022 14:04