Churkin paralajmëron mundësinë e vetos ruse në rezolutën për Kosov&eum
Albeu.com
Rusia mund t'i vë veto draftit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të për Kosovën, tha ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara. "Një skenar i tillë po bëhet gjithnjë e më i mundshëm", i tha Vitaliy Churkin kanalit televiziv rus Vesti 24.Ai i bëri këto komente në pyetjen nëse Rusia do ta përdorë të drejtën e vetos si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
"Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje diplomatike, por nuk mund të gjejmë një zgjidhje të tillë thjesht duke i pranuar pozicionet e vendeve me të cilat kemi mospajtime të thella", ka thënë Churkin. "Ne shpesh u themi kolegëve tanë perëndimorë: përse nuk e zbatojmë kuadrin e njëjtë për krizën në Lindjen e Mesme, dhe brenda tre muajsh të përpiqemi ta zgjidhim konfliktin izraelito-palestinez", ka thënë Churkin. Pritet që javën e ardhshme, diplomatët në Këshillin e Sigurimit t'i fillojnë bisedimet mbi projekt rezolutën, por Churkin tha se diplomatët rusë nuk do ta prekin tekstin deri sa të përfundojë vizita e sekretares së Shtetit Condoleezza Rice në Moskë. Rice mbërrin në Moskë të hënën. Më herët, Ministria e Jashtme në Moskë tha se disa elemente të draft rezolutës për Kosovën janë të papranueshme për Rusinë.
Shtuar më 13/05/2007, ora 17:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori