Çfarë shkruan Meta: Publikohet dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në 13 tetor
Presidenca ka publikuar pak më parë edhe arsyetimin ligjor të dekretit të ri të Presidentit Meta për përcaktimin e datës 13 tetor si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Në dekret, Meta i referohet Kushtetutës si edhe ligjit për zgjedhjet, ndërkohë që gjatë fjalës së tij theksoi se data e re është përcaktuar duke patur parasysh faktin që të kenë mundësi të marrin pjesë të gjitha forcat politike si edhe vendi të mund të marrë datën për hapjen e negociatave.

DEKRETI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

D E K R E T

“PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”

Në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11 211
Tiranë, më 27.06.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Shtuar më 27/06/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori