Çfarë po vendoset? Bushati-Kotzias kokë më kokë mbi hartat
Pëlqej
Kanë nisur sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Sot prioritet që të diskutohen çështjet sensitive. Dje përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dita e parë e bisedimeve.

Për më shumë se 14 orë diskutime në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë.

Më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala shqiptare e ka marrë më shumë se seriozisht takimin e Kretës.

Këtë herë ku palët për herë të parë po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete.

Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Dje, burime nga ministria bene me dije se takimi behet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit. /TCH/

Shtuar më 11/11/2017, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori