Pas vdekjes, Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” Hueyda El Saied

Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante në moshën 46-vjeçare.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta tronditi çdo shqiptarë i cili nuk i besonte aspak ikjes së saj në moshë kaq të re. Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Metam ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Hueydën duke ja dorëzuar djalit të saj që la pas dhe partnerit.

Lajmin Meta e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

Postimi i plotë:

Mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarën Hueyda El Saied.
Huejda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim.
Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë.
Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.
Gjithmonë do ta respektojmë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!