Çfarë po ndodh? Pas Vlorës policia “pushton” edhe Sarandën
Pas ngjarjeve të fundit në vend në lidhje me trafikun e drogës dhe implikimin e policisë, ushtrisë dhe ish-ministrit Tahiri, Policia e Shtetit është hedhur në aksion.

Pas aksionit të befasishëm në Vlorë ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 tonë drogë kanabis, policia është zhvendosur sot në Sarandë. Burime për mediat bëjnë me dije se policia prej disa orësh ka bllokuar rrugët kryesore të qytetit të Sarandës dhe po zhvillon kontrolle të befasishme.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë edhe tek një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti.

Operacioni ka nisur rreth orës 21.00 me kontrolle ne rrugët e lagjes nr.4. Mësohet se ka disa persona të shoqëruar në Komisariat. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori