Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Te Zoti arrin devotshmëria dhe përkushtimi juaj

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh urimi për besimtarët Myslimanë të cilët festojnë Kurban Bajramin.

Mesazhi i Metës:

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran.

Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!

Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.

Adhurim dhe lutje të pranuara!


Shtuar 8.07.2022 20:35