Çfarë po ndodh në Shkodër? Protestuesit tentojnë të rrëmbejnë ambulancën (VIDEO)
Situatë e tensionuar paraqitet aktualisht në qytetin e Shkodrës ku pritet të nisë takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, duke kundërshtuar praninë e Ramës.

Gjatë përplasjeve, një grup protestuesish kanë tentuar të rrëmbejnë një auto-ambulancë për të çarë kordonin e policisë. Ishte sërish ndërhyrja me gaz lotsjellësbëri të mundur që kjo përpjekje të mos realizohej.

Shtuar më 20/06/2019, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori