Çfarë po ndodh në PD? Katër ambasadorë të rëndësishëm shkojnë në zyrën e Bashës
Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij katër ambasadorë të rëndësishëm.

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së Soreca, ambasadori i Gjermanisë si dhe ai i Britanisë së Madhe kanë shkuar këtë të martë në zyrën kryedemokratit Lulzim Basha.


Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë blu dhe deri më tani ende nuk është mësuar se kush është fokusi i bisedës mes Bashës dhe ambasadorëve.

Referuar aktualitet politik, pritet që në qendër të diskutimit të mbetet reforma zgjedhore dhe zgjidhja e ngërçit politik, në një kohë kur vende si SHBA kanë kërkuar nga politika shqiptare që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur ngërçet.
Shtuar më 12/11/2019, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori