Çfarë po ndodh me votuesit? Sondazhet italiane dhe greke parashikojnë atë që s’pritej
Pëlqej
Vetëm një javë ka mbetur nga dita e zgjedhjeve ku shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre me votë e do të zgjidhet kryeministri dhe qeveria e ardhshme që do qeverisë për 4 vite.

Sipas një sondazhi të kryer nga një kompani greke, ndodhen në një garë të fortë për vendin e parë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa partia Demokratike renditet e treta.

Por, rezultati i realizuar nga një kompani e njohur italiane nxjerr LSI-në si forcë të parë politike, duke renditur të dytën Partinë Socialiste dhe të tretën PD-në.

Digita.it, raporton se Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, Presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, rezulton e para në sondazhet e pavarura të realizuara nga Fondacioni Liri dhe Progres. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori