Çfarë po ndodh me Tahirin? Rama i jep “shkelmin" ish-ministrit të preferuar
Ditën e djeshme në kryeministri u zhvillua takimi i parë pas akuzave të rënda, mes ish-ministrit Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se takimi është zhvilluar dje në orën 15:00 dhe biseda mes tyre ka zgjatur rreth 120 minuta.

Burime pranë kryeministrisë bëjnë me dije se biseda mes tyre ka qenë me tone të larta dhe të tensionuara, ku Rama i ka kërkuar Tahirit një përgjigje dhe një qëndrim në lidhje me publikimin e “dosjes Habilaj”.

Gjatë bisedës së tyre mësohet se Rama i ka kërkuar Tahirit dorëheqjen nga posti si koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen në PS, por deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje nga ish-ministri. /albeu.com/



Shtuar më 19/10/2017, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori