Kris arma në mes të Tiranës, një i vrarë dhe 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se ka patur të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Raportohet për një viktimë dhe tre të plagosur. Të njëjtat burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur kamarierja e lokalit.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë mbi ngjarjen dhe shkaqet.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.03.2023 21:29