Çfarë po ndodh me marrëveshjen me Greqinë? Flet nga Londra Rama
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen me Greqinë nga Lodra për agjensinë e lajmeve ANA.

"Siç e dini, ne po përballemi me një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve mes nesh, Shqipërisë dhe Greqisë", tha Rama.

"Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri të partneritetit dhe bashkëpunimit".

"Është shumë e natyrshme dhe në një farë mënyre përmes zgjidhjes do të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve mesatarë që tashmë e kanë kapërcyer të kaluarën dhe janë përqafuar njëri tjetrin"- përfundoi Rama. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori