Aksident në Shkodër, makina përplas 37-vjeçaren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksidenti është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një 39-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një makinë që drejtohej nga një 37-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të shoferit të pabindur B.D, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtuese A. Y., 37 vjeçe dhe është larguar nga vendi i aksidentit./albeu.com